Wednesday, June 12, 2013

Vërtetohet për dhunimi i Florije Peçit, të dyshuarit janë...

Analizat për vajzën e sapolindur do t’i dërgohen prokurorisë në Austri.

Burimi:

Koha Ditore


Nga analizat e ADN-së së vajzës së Florije Peçit rezulton se, përdhunimi mund të ketë ndodhur gjatë kohës që ajo po mjekohej në Austri. Hetimet e deritanishme të prokurorisë tregojnë se, të dyshuarit për përdhunimin e 22-vjeçares ndodhen në Austri dhe deri tani ka disa të dyshuar.
Analizat për vajzën e sapolindur do t’i dërgohen prokurorisë në Austri, e cila dihet të nisë hetimet për të zbuluar se cili është përdhunuesi. Hetimi përjashton mundësinë që e plagosura e Tragjedisë së Himarës të ketë mbetur shtatzënë në Shqipëri. Florije Peçi lindi vajzë më 5 qershor. Ajo e ka quajtur Gadiela, që sipas Florijes do të thotë “bekim nga perëndia”.