Monday, June 17, 2013

Adi Krasta, gjykata i zbut dënimin

Adi Krasta detyrohet qe t’i paguaje 150 mijë lekë detyrim “Top”-it.

Burimi:

vipat.info



Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të urdhërojë Krastën t’i kthejë shoqërisë “Top Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, si sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara. Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi, shoqëria “Top Channel” sh.a. (me cilësinë e punëdhënësit) ka lidhur kontratën e punës më datë 13.09.2011 me të paditurin Adrian Krasta (me cilësinë e punëmarrësit). Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9 muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh. Në datën 24.10.2011, i padituri Adrian Krasta ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhënien e tij të punës me televizionin. Pretendimi i televizionit ishte që Krasta të paguante si dëmshpërblim një shifër prej 32 milionë lekësh, e barabartë me pagën e tij në pesë muaj, por gjykata, pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi, vendosi të pranojë pjesërisht padinë e “Top Channel” dhe ta detyrojë moderatorin e njohur t’i kthejë shumën e mësipërme të parave.
 

Sadije Berisha: Po kthehemi te familja në Shqipëri

Bashkëshortja e djalit të Kryeministrit Sali Berisha, shkruan statusin e mëposhtem në Facebook.

Burimi:

Shekulli



“Medina mbaroi klasën dytë dhe doli shumë mirë në suedisht në të shkruar edhe lexuar. Lajdoni, përfundoi klasën e parë me rezultate shumë të mira. Jam shumë e lumtur. Tani jemi duke bërë gati valixhet për tu kthyer pranë familjes tonë në Shqipëri”.

“Ezeli” kundër “Sulltanit”

Politika bën kundërshtarë dy yjet e skenës artistike turke.

Burimi:

Almakos


Kenan Imirzalioglu, aktori i njohur nga seriali “Ezel” si dhe për rolin e “Mehmet Kosova” është vënë në mbrojtje të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa ka adresuar kritika të ashpra për qëndrimet e dy aktorëve të tjerë, Halit Ergenc që njihet për rolin e tij të sulltan Sulejmanit në serialin “Shekulli i Madhërishëm”. Ai nuk i ka kursyer kritikat as ndaj bashkëshortes së Ergenc, me të cilën aktualisht është duke luajtur në të njëjtin set filmik. Ata kishin mbajtur në duar pankarta me fyerje të rënda për kryeministrin turk.
“Ky quhet imoralitet. Disa njerëz kur e hapin gojën, shpërthen brendia e tyre e prishur”, ka deklaruar Imirzalioglu kur u pyet lidhur me mendimin e tij për këtë çështje.

Ja se si Joana “dhimbjen e kthen në forcë...”

Joana feston 27-vjetorin në shoqërinë e një mashkulli të ri.

Burimi:

Panorama



Edhe ajo vetë nuk e fshehu që për të ishte deri diku shokuese deklarata e Anaidit për mbylljen e historisë së tyre me kaq, ndërkohë që ndoshta kishte pritur të jetonte një lidhje të bukur jashtë shtëpisë. E megjithatë, në jetë gjithçka mund të ndodhë dhe ndaj Joana ka menduar që këtë moment delikat ta kalojë në shoqërinë e miqve të saj, ndërkohë që këtë javë ka pasur dhe ditëlindjen, ka mbushur 27 vjeçe. Paparaci ynë e ka fotografuar Joanën ndërsa festonte e qeshur si gjithmonë mes shumë miqve, dhe në mënyrë të veçantë me djalin simpatik brun, siç e shihni në foto. Ajo ka pozuar pa problem në krah të partnerit të ri, duke iu gëzuar ditës së saj speciale. Edhe pse jeta e Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë, aktualisht ajo jeton vetëm në Tiranë, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Jo vetëm tani pas famës që mori nga “BB”, por edhe më parë Joana ka qenë një frekuentuese e jetës së natës, pasi e ka pohuar edhe vetë se i pëlqen t’i gëzojë ditët e saj të mbushura me shoqëri dhe argëtim. Jetën ajo e sheh si një festë të bukur, që mundohet ta shijojë në maksimum dhe ndaj pa dyshim që do ta shohim të angazhuar dhe aktive në aktivitetet që organizohen në Tiranë. Ndërkohë që në lidhje me jetën e saj, pavarësisht ofertave që mund të ketë marrë pas lojës, ajo e ka pohuar se qëllimi i saj kryesor nuk ndryshoi as me hyrjen në “BB”, që është hapja e një farmacie, degë për të cilën ka ndjekur studimet.
 

Nuk kanë të reshtur ofertat për Anaidin...

Përveç çekut dhe makinës që fitoi në “Big Brother 6”, duket se Anaidi ka fituar fansa në publik, të cilët i kanë bërë disa oferta menjëherë pas mbarimit të lojës.

Burimi:

Panorama


Oferta e parë dhe më e bukura për të i erdhi nga një agjenci udhëtimi në Tiranë, e cila i ofroi pushime disaditore në Palma De Majorka, ku do të niset me shoqërinë e tij më datë 17 gusht. Universiteti UET i ka ofruar bursë dyvjeçare për të ndjekur studimet Master për Marrëdhënie për Publikun, pas studimeve të tij për Gazetari. Për sa i përket punësimit të tij, i është ofruar një post drejtues në administratën shtetërore, ku pritet të fillojë punë së shpejti. Ndërkaq, ka marrë ftesa të ndryshme si te “Miss Shqipëria”, për të dhënë kupën e një prej miss-eve, si dhe për të qenë i pranishëm së bashku me Samanta Karavellën, fituesen e “Top Fest 10” në një koncert në Shkodër. Me sa duket, Anaidi nuk është nga ata fitues që do i pëlqejë të qëndrojë në hije pas kësaj fitoreje. Ai e ka shprehur vetë që jeta e tij ka qenë një aventurë deri tani, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës. Dhe në “Big Brother” hyri pasi i është dukur një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses.
 

Thursday, June 13, 2013

Stërvitja ekstreme e ushtarëve koreanë


Stërvitja ekstreme e ushtarëve koreanë
Ushtarët koreano-jugorë mbajnë tjegulla në duar teksa një shok i armëve kërcen drejt gjoksit për t’i thyer ato në një seancë stërvitjeje anti-terrorizëm. 

Demonstrimi është mbajtur pak përpara turneut Asian Indoor and Martial Arts Games, që do të nisë në Inçeon, në afërsi të Seulit, në fund të qershorit. 

Gjithashtu, seanca stërvitore shërben edhe si një mesazh ndaj Veriut fqinj, me të cilin tensionet kanë qenë shumë të larta që nga fillimi i vitit, me kërcënime për luftë. 

 

 

 

 

  

/ Top Channel

I ngulet sharra në trup, mbijeton


I ngulet sharra në trup, mbijeton
Një fermer në Brazil i shpëtoi mrekullisht vdekjes teksa ndodhej duke prerë dru në afërsi të banesës së tij në Campina Mission. 

56-vjecari, Gregory Steinmedc po priste dru me sharrën e tij elektrike. Papritur kjo e fundit i ka dalë nga kontrolli dhe i është ngulur për afro 10 centimetër në pjesëne  barkut.

Gruaja e 56-vjecarit i ka dhënë ndihmën e parë duke ndalur hemoragjinë e gjakut, ndërsa më pas e ka shoqëruar atë drejt spitalit më të afërt. Fatmirësisht, thanë mjekët, goditja nuk i ka prekur organet jetësore Gregory-t.



/ Top Channel