Wednesday, June 12, 2013

ENDRI PRIFTI Ironi Me Femrat Në “Netët E Klipit”

 
Kengetari korcar Endri Prifti, i cili shquhet per natyren e tij moskokecarese, nuk e ka kursyer ironine e tij per femrat VIP, te cilat parakaluan ne tapetin e kesaj mbremjeje gala, te organizuar kete vit ne teatrin “Kame” ne Petrele. Ne naten e ndarjes se cmimeve ishte menduar qe prezantimi nga Adelajda Xhamani te alternohej me ngjitjen ne podium te disa femrave te njohura te ekranit, te cilat do te prezantonin cmimet e mbremjes sipas kategorive. Por u vu re qe pjesa me e madhe e tyre u shfaqen mbipeshe, duke filluar nga: Rajmonda Bulku, Hygerta Sako, Ciljeta Xhilaga, Gerta Heta, Kozeta Kurti etj., dicka qe e vuri ne dukje dhe Endri, i cili shkaktoi te qeshura me batuten: “Ajo cfare vura re ne kete nate, ishte dhe rritja e cilesise se femrave te mbremjes”. Ky edicion i 12-te i “Neteve te Klipit” shpalli fitues videoklipin “Une dhe Gogoli” te Renis Gjokes, ne kete festival te pervitshem, qe eshte prodhim i RTSH-se dhe “Deliart Assocation”. Renis Gjoka, nipi i kengetarit Aleksander Gjoka, rrembeu kupen e ketij evenimenti midis 42 krijimesh te artisteve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, te cilet konkurruan per 8 jave.  (Panorama)