Sunday, June 9, 2013

Oops! Elonës i thyhet zemra nga Rike...

Duket se është krijuar hendeku mes dy vajzave të përfolura të “BB”.

Burimi:

Panorama


Elona e ardhur nga Parisi, dhe Rike nga Italia me të vërtetë krijuan dyshen më të përfolur mes dy femrave në të gjitha edicionet e “Big Brother”, për shkak edhe të hamendësimeve të banorëve dhe publikut në lidhje me afrimitetin e tyre në shtëpi. Por si po ecën “dashuria” e dy vajzave jashtë shtëpisë, a po vazhdojnë të frekuentohen me njëra-tjetrën? Në fakt, e vërteta është se, përveç bashkimit të vajzave në festën e natës finale të shtunën dhe takimit për një kafe pas mbylljes së programit “Fan’s club” të nesërmen, ato nuk kanë pasur ndonjë vazhdimësi në miqësinë e tyre. Madje ka rënë në sy mungesa e Elonës, në “afterparty”-n e organizuar të martën në mbrëmje në “Opium”, pasi në “Top Channel” është bërë regjistrimi i puntatës “Post Big Brother”, që do të transmetohet në ekran nesër në mbrëmje. Rike ka vijuar të  festojë me banorët të tjerë, ndërsa Elona, e cila nuk ka marrë ndonjë sinjal afrimiteti ashtu siç priste nga Rike, është kthyer në hotel, duke u justifikuar te banorët e tjerë se ndihej e lodhur dhe s’mund të rrinte zgjuar gjithë natën. Sipas banorëve të tjerë, duket se zemërthyera në këtë mes deri tani është Elona, e cila nga ana e saj është më e vendosur dhe më e sinqertë në miqësinë apo besueshmërinë që i ka falur Rikes. Po ashtu banorët, të cilët i kanë njohur vajzat nga afër, kanë parashikuar që Rike nuk do t’i ofrojë kurrë miqësinë e sinqertë që Elona pret nga ajo, dhe ajo që do vuajë, do të jetë pikërisht Elona. Ndërkohë që nuk dihet nëse ato u druhen thashethemeve në lidhje me orientimin e tyre seksual, që nuk shoqërohen lirshëm në Tiranë, edhe pse të dyja e mohuan këtë fakt edhe në “Fan’s club”. Tashmë Elona dhe Rike po qëndrojnë edhe për ca kohë në Tiranë, duke parë mundësinë e një rikthimi me punë këtu. Elona ka ambicie angazhimin e saj me modën, ndërsa Rike ende nuk është shprehur për planin e saj konkret, nëse do të rikthehet përfundimisht në Itali apo do të tentojë të nisë një jetë të re në Tiranë. Shumica e banorëve që bashkëjetuan me dy vajzat, e komentuan si një miqësi që i kalonte caqet pasi mes tyre dukej se kishte lindur një ndjenjë, që ato përpiqeshin ta fshihnin. Po ashtu fansat jashtë e komentuan sjelljen e vajzave me njëra-tjetrën si një afeksion dhe ndjenjë. Por benzinë zjarrit në lidhje me këto dyshime i hodhën vetë ato në letrën që Elona i shkroi Rikes dhe që e grisi shumë shpejt për të mos u zbuluar. Me gjithë reagimet e shumta, ato nuk u bindën ta zbulonin se çfarë ishte shkruar në atë letër, duke e konsideruar veç një sekret familjar të Elonës.