Sunday, June 9, 2013

Joana e "Big Brother" : Si përfundova në spital nga stresi

Ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara, kur ulet sipari i një edicioni të “Big Brother”, hapet sipari i post “Big Brother. Po me Joanën çfarë po ndodh?

Burimi:

Panorama


Ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara, kur ulet sipari i një edicioni të “Big Brother”, hapet sipari i post “Big Brother”, një larmi e madhe ngjarjesh që na shoqëron deri diku rreth vjeshtës. Po me Joanën çfarë po ndodh?
Si e more lajmin që Anaidi deklaroi që nuk e kishte ndërmend të vazhdonte lidhjen?
E dëgjova nga ekrani. Unë e pashë sjelljen e tij një natë më parë, natyrisht edhe ftohtësinë e prindërve të tij kundrejt meje dhe mendova të mos shkoja në “Fan’s Club”. Thashë t’ia bëj më të lehta gjërat Anaidit, meqë nuk ka burrëri të m’i thotë gjërat në sy.
Dëgjuam që ke pasur probleme shëndetësore, e vërtetë?
Po, katër ditë më parë isha duke i dhënë makinës dhe para disa shtrëngime të forta në zemër, ika në spitalin më të afërt. Mjekët më thanë që e gjitha më erdhi nga stresi.
Pra, duket që e ke vuajtur?
Posi jo, unë e doja Anaidin, ku ta dija unë që ai paska qenë më hipokrit se të gjithë aty brenda. Nuk shitet burri për 35 milionë lekë.