Monday, June 17, 2013

Nuk kanë të reshtur ofertat për Anaidin...

Përveç çekut dhe makinës që fitoi në “Big Brother 6”, duket se Anaidi ka fituar fansa në publik, të cilët i kanë bërë disa oferta menjëherë pas mbarimit të lojës.

Burimi:

Panorama


Oferta e parë dhe më e bukura për të i erdhi nga një agjenci udhëtimi në Tiranë, e cila i ofroi pushime disaditore në Palma De Majorka, ku do të niset me shoqërinë e tij më datë 17 gusht. Universiteti UET i ka ofruar bursë dyvjeçare për të ndjekur studimet Master për Marrëdhënie për Publikun, pas studimeve të tij për Gazetari. Për sa i përket punësimit të tij, i është ofruar një post drejtues në administratën shtetërore, ku pritet të fillojë punë së shpejti. Ndërkaq, ka marrë ftesa të ndryshme si te “Miss Shqipëria”, për të dhënë kupën e një prej miss-eve, si dhe për të qenë i pranishëm së bashku me Samanta Karavellën, fituesen e “Top Fest 10” në një koncert në Shkodër. Me sa duket, Anaidi nuk është nga ata fitues që do i pëlqejë të qëndrojë në hije pas kësaj fitoreje. Ai e ka shprehur vetë që jeta e tij ka qenë një aventurë deri tani, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës. Dhe në “Big Brother” hyri pasi i është dukur një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses.