Monday, June 17, 2013

Ja se si Joana “dhimbjen e kthen në forcë...”

Joana feston 27-vjetorin në shoqërinë e një mashkulli të ri.

Burimi:

Panorama



Edhe ajo vetë nuk e fshehu që për të ishte deri diku shokuese deklarata e Anaidit për mbylljen e historisë së tyre me kaq, ndërkohë që ndoshta kishte pritur të jetonte një lidhje të bukur jashtë shtëpisë. E megjithatë, në jetë gjithçka mund të ndodhë dhe ndaj Joana ka menduar që këtë moment delikat ta kalojë në shoqërinë e miqve të saj, ndërkohë që këtë javë ka pasur dhe ditëlindjen, ka mbushur 27 vjeçe. Paparaci ynë e ka fotografuar Joanën ndërsa festonte e qeshur si gjithmonë mes shumë miqve, dhe në mënyrë të veçantë me djalin simpatik brun, siç e shihni në foto. Ajo ka pozuar pa problem në krah të partnerit të ri, duke iu gëzuar ditës së saj speciale. Edhe pse jeta e Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë, aktualisht ajo jeton vetëm në Tiranë, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Jo vetëm tani pas famës që mori nga “BB”, por edhe më parë Joana ka qenë një frekuentuese e jetës së natës, pasi e ka pohuar edhe vetë se i pëlqen t’i gëzojë ditët e saj të mbushura me shoqëri dhe argëtim. Jetën ajo e sheh si një festë të bukur, që mundohet ta shijojë në maksimum dhe ndaj pa dyshim që do ta shohim të angazhuar dhe aktive në aktivitetet që organizohen në Tiranë. Ndërkohë që në lidhje me jetën e saj, pavarësisht ofertave që mund të ketë marrë pas lojës, ajo e ka pohuar se qëllimi i saj kryesor nuk ndryshoi as me hyrjen në “BB”, që është hapja e një farmacie, degë për të cilën ka ndjekur studimet.