Tuesday, May 28, 2013

Ja pse Albano braktis “Apartamentin 2XL”

Të gjithë mund ta kenë vënë re mungesën e aktorit Albano Bogdo në show-n “Apartamenti 2XL”, që transmetohet çdo të diel në ekranin e “Vizion Plus”.

Burimi:

Albobserver

Këto ditë shumë fansa të tij kanë shkruajtur në rrjetet sociale, madje shumë prej tyre të shqetësuar kanë komentuar në faqen e “Apartamentit 2XL” duke hedhur dhe dyshime se Albano është larguar përfundimisht nga ky show.
Dhe pas tre javëve vete Albano u është përgjigjur atyre përmes këtij statusi: “Atëherë, nuk kam ikur dhe nuk do të iki kurrë nga “2XL” (shyqyr Zotit as nuk më kanë hequr, hahaha). Thjesht kam pasur disa probleme të vogla shëndetësore, që tani po largohen…"
Disa media rozë kanë konfirmuar se aktori është stabilizuar me shëndetin dhe se shumë shpjet do të kthehet me batutat e tij në ekran.