Bjordi Mezini, i cili u bë i njohur në saje të pjesëmarrjes në “Big Brother Albania 2?, së fundmi është I angazhuar me disa projekte artistike.
Burimi:
Indeksonline
Ai është përzgjedhur për të luajtur një personazh në videoklipin e këngës “Ndarja”, me të cilën këngëtarja Albërie Hadërgjonaj konkurron në “Top fest”. Kësaj here Bjordi është zgjedhur për të bërë aktorin, së bashku me një vajzë të re. Të dy ilustrojnë tekstin e këngës, e cila flet për ndarjen e një çifti., ndërsa videoklipi do të dalë kur të mbarojë “Top fest”. Ndërkohë po afrohet data e natës finale të edicionit të dhjetë të këtij festivali, që është më 8 qershor.