Wednesday, June 5, 2013

Victoria tashmë shoqërohet nga djali

Jemi mësuar ta shohim në krah të David Beckham në çdo eveniment, por kësaj radhe Victoria Beckham u paraqit në një ceremoni të marten në mbrëmje me djalin e saj të madh Brooklyn dhe jo me bashkëshortin e famshëm.

Burimi:

Top Channel


Vic mori çmimin e Femrës së Dekadës dhe në fjalim theksoi se djali i saj ishte “mashkulli më i pashëm i mbrëmjes”. 14-vjeçari kishte veshur kostum dhe dukej në siklet gjatë ceremonisë që u zhvillua në Londër.

Sipas mediave sportive angleze, Brooklyn Beckham do të ndjekë hapat e babait të tij në futboll dhe ka nënshkruar një kontratë me klubin QPR. Në mbrëmjen që i kushtohej femrave më të spikatura të vitit në Britaninë e Madhe, Rita Ora fitoi çmimin e artistes solo më të mirë.