Thursday, June 13, 2013

Rozana: “Zonja e bujtinës” që i vë burrat përpara...

Mirandolina, është titulli i komedisë me autor Carlo Goldonit.

Burimi:

Vipat


Ka braktisur koncertet e fushatës, edhe pse do t’ia ngrohnin mirë xhepin, por para teatrit, ajo thotë se nuk vë asgjë. Rozana Radi, të cilën e njohim më shumë si këngëtare, ka vendosur t’i largohet zhurmës parazgjedhore për të luajtur Mirandolinën. Ajo do të jetë e zonja e bujtinës, që i sjell të gjithë meshkujt vërdallë e në fund merr atë që i do zemra. Duke filluar që nesër, në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë do të ngjitet komedia “Mirandolina” e Carlo Goldonit, me regji të Donard Hasanit (as.regjisor Qëndrim Rijani), skenografi e kostume të Erald Bakallit. Veç Rozana Radit në rolin e Mirandolinës, interpretojnë edhe Mehmet Xhelili e Alfred Trebicka, të cilët i kemi parë më shumë në rolin e regjisorit. U bashkohet në skenë edhe aktori Kastriot Ramollari dhe të rinjtë Laura Nezha, Delinda Zhupa e Marsel Greva.