Wednesday, June 12, 2013

Për çfarë gënjejnë me shumë femrat

Burrat janë ata që akuzohen shpeshherë si më gënjeshtarë sesa gratë.


Burimi:

shqip

Por këto të fundit nuk duket se janë edhe aq “gjini e drejtë”. Nëpërmjet këtij artikulli do të zbuloni 10 gënjeshtrat më evidente të thëna nga to…

Burrat gënjejnë, kjo gjë dihet (të paktën kështu thonë). Po gratë? Le të themi që nuk janë të gjitha të sinqerta. Sipas gjetjeve të një studimi të kryer nga “MyCelebrityFashion.co.uk”, për seksin xhentil (meshkujt), çdo rast është i mirë për të ndryshuar realitetin e fakteve. Sondazhi ka përfshirë mbi 1300 gra të moshave të ndryshme, nga 18 deri në 30 vjeç, të cilave u shtrua pyetja: “Cilat janë gënjeshtrat për të cilat jeni më të prirura kur filloni një lidhje të re?”. Cili ishte rezultati? Zonjat preferonin të tregonin versionin e tyre kur bëhej fjalë për lidhjet, paratë, punën dhe veshjet. Por nuk mund të jetë një faktor lehtësues: shumica e grave të intervistuara thanë se ato gënjejnë vetëm për të mbrojtur egon apo ndjenjat e partnerit të ri.

Ja 10 gënjeshtrat më të mëdha të grave:

10. Ngjyra e flokëve
Nuk janë shumë, por 5% e zonjave, të paktën vetëm një herë, janë betuar që janë bionde natyrale. Një këshillë e vogël: për t’i demaskuar mjafton të shikoni rrënjët e flokëve.

9. Madhësia e gjoksit

Burrat padyshim tërhiqen shumë nga një dekolte e bukur dhe gratë këtë e dinë shumë mirë. Për këtë, 9% e të intervistuarave kanë pranuar që nuk janë të ndershme për përmasat e tyre. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një gënjeshtër të vërtetë. Është vetëm një ekzagjerim i vogël.

8. Pesha
Për këtë çështje nuk gënjejnë vetëm partnerët, shpesh ato gënjejnë edhe veten e tyre. Rreth 12% ka pranuar që nuk thonë të vërtetën, por vetëm sepse “të hënën” do të fillojnë dietën.

7. Tradhtia

Pothuajse 16% kanë zgjedhur të pranojnë të kaluarën e tyre. Përveç kësaj, kush do t’i tregonte partnerit të vet me buzëqeshje në buzë që e ka manipuluar ishin? Natyrisht ato zgjedhin ta fshehin të vërtetën në mënyrë që mos ta trembin atë.

6. Mosha

Nuk pyetet asnjëherë për moshën e një zonje. Por nëse do të ndodhte, 18% e grave do të përgjigjeshin duke ulur ndonjë vit nga jeta e tyre.

5. Situata financiare

Një në katër gra preferojnë t’i zvogëlojnë shifrat e të ardhurave të tyre. Motivi? Për të mos lënduar egon mashkullore.

4. Puna

Në një shoqëri, ku suksesi dhe përmbushja personale është matur nëpërmjet punës, është normale që 28% e grave e zbukurojnë gjendjen e tyre profesionale. Apo jo?

3. Kostoja e veshjeve

Duke shpenzuar më shumë se një mijë euro për një çantë ose një palë këpucë, kurrë nuk është një investim i mirë. Sidomos në qoftë se ato nuk janë të nevojshme. Kështu që 33% e seksit “më të drejtë”, preferon të ulë çmimin e veshjeve të tyre. Dhe kjo nuk duket sipërfaqësore.

2. Arsyet e ndarjes me ishin

Një marrëdhënie e dështuar nuk është një simbol i fuqisë. Dhe askush nuk dëshiron të duket i dobët përballë njeriut të jetës, apo jo? Për këtë, 38% e grave zgjedhin të mos flasin për ishin me të dashurin aktual, apo të fejuarin.

1. Numri i partnerëve

Një thënie e vjetër thotë se “femrat duhet të ndajnë numrin e partnerëve që kanë pasur deri në tre, ndërsa burrat ta shumëzojnë për tre”, është e vërtetë. Më shumë se një në dy gra, në fakt, ka pranuar se ka gënjyer në lidhje me partnerët e mëparshëm. Më pas

55% e të anketuarave, kanë përfunduar duke thënë se për to do të ishte e tmerrshme të zbulonin se kanë qenë të mashtruara nga të fejuarit e tyre. Hipokrite? Absolutisht jo!