Wednesday, June 5, 2013

Joana: Anaidi hipokrit si e ëma

Teksa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë, jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi që doli si fitues i këtij edicioni, dha deklaratën shokuese të ndarjes.

Burimi:

vipat.info


Ai nuk dha arsye të qarta e konkrete, por sipas Joanës, shkaqet e ndarjes mund të jenë vetëm dy, ose ndikimi i të ëmës, ose hipokrizia e madhe e Anaidit. Në një rrëfim të sinqertë, ish-banorja e “Big Brother”, Joana Gjuzi, tregoi se si po përjeton faktin që i dashuri i saj deklaroi ndarjen në ekran, pa folur fare me të.
Lidhur me marrëdhënien e saj me prindërit e Anaidit, ajo deklaroi:
Prindërit e tij u sollën shumë ftohtë. Unë kam folur vetëm njëherë me mamanë e Anaidit në telefon dhe ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Nga kjo bisedë nuk më ka lënë të kuptoja që nuk kanë qenë dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarë prindërve të vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ëma, sepse ajo foli në telefon si shumë e sjellshme dhe e dashur, ndërkohë që ka menduar krejt të kundërtën.