Monday, June 17, 2013

Adi Krasta, gjykata i zbut dënimin

Adi Krasta detyrohet qe t’i paguaje 150 mijë lekë detyrim “Top”-it.

Burimi:

vipat.info



Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të urdhërojë Krastën t’i kthejë shoqërisë “Top Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, si sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara. Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi, shoqëria “Top Channel” sh.a. (me cilësinë e punëdhënësit) ka lidhur kontratën e punës më datë 13.09.2011 me të paditurin Adrian Krasta (me cilësinë e punëmarrësit). Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9 muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh. Në datën 24.10.2011, i padituri Adrian Krasta ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhënien e tij të punës me televizionin. Pretendimi i televizionit ishte që Krasta të paguante si dëmshpërblim një shifër prej 32 milionë lekësh, e barabartë me pagën e tij në pesë muaj, por gjykata, pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi, vendosi të pranojë pjesërisht padinë e “Top Channel” dhe ta detyrojë moderatorin e njohur t’i kthejë shumën e mësipërme të parave.