Thursday, June 13, 2013

3-vjeçarja autike që po çudit botën e artit

Një vajzë autike, nga Anglia, vetëm tre vjeç ka tronditur botën e artit me pikturat e saj të jashtëzakonshme.

Burimi:

Gazeta Ditore


Iris Grace Halmshaw
Iris Grace Halmshaw para pak kohësh nisi një terapi arti për shkak të sëmundjes së saj.
Piktura, jo vetëm ndihmoi gjendjen në të cilën kishte avancuar autizmi tek e vogla, pasi tani luan me prindërit dhe shfaqet më e lumtur gjatë jetës së saj të përditshme, por bëri të mundur të zbulohej edhe talenti i jashtëzakonshëm i saj.
Babai i të voglës, Peter-Jon Halmshaw tha se kur vajza e tyre nisi të pikturonte fillimisht u habitën dhe se pikturat e saj u dukeshin të mrekullueshme.
“Por ne jemi prindërit e saj dhe ashtu do të na dukej çdo gjë që ajo bën. Por kur shumë njerëz filluan ti pëlqenin dhe të interesoheshin për pikturat e saj ishte akoma më e mrekullueshme”, tha ai.
Prindërit vendosën të nxjerrin në shitje pikturat e Irisit, dhe ato nisën të shiteshin duke filluar nga 830 paund. Deri më tani, prindërit kanë shitur tetë piktura të Iris Grace.
Vajza tre vjeçare, e cila nuk komunikon me fjalë, u diagnostikua me autizëm vitin që shkoi dhe prindërit tregojnë se ajo as kontakt me sy nuk kishte me ta. Për këtë arsye provuan një sërë terapish të ndryshme në mënyrë që të ndihmonin vajzën e tyre të socializohej dhe të përmirësohej. Me sa duket e kanë gjetur rrugën e duhur.