Tuesday, June 4, 2013

Intervista e Elhaidas si fituese: Për fat s’rëndoi kombësia shqiptare

Pas triumfit në "The Voice of Italy", 19-vjeçarja ka dhënë intervistë për "Sorrisi e Canzoni".

Burimi:

ikub.al


E emocionuar dhe tepër entuziaste Elhaida Dani, fituesja e parë e "THe Voice of Itali". Vetëm pak minuta pas kurorëzimit, ajo është shfaqur me një shprehje fytyrë, mes lumturisë dhe befasië. "Jam shumë e lumtur, po dridhm. Kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme!", vazhdon të përsërisë 19-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria, e cila ka dhënë intervistë për "Sorrisi e Canzoni".
Çfarë ndjesie është që, si e huaj, të jesh fituese e një "talent-show" italian?
Ëshë e mahnitshme! Kisha frikë se mos kombësia ime do të më penalizonte disi, por besoj se triumfoi fryma e programit që vendos zërin para të gjithave. Besoj se arti duhet të shkojë përtej kartës së identitetit, apo pasaportës. Italianët që më votuan arritën ta kuptojnë këtë. Unë, gjithsesi, jam rritur me muzikën italiane. Nëna ime më ka mësuar këtë gjuhë që e vogël. Pastaj, unë tashmë jam një pontineze, sepse banoj në Formia (qytezë në Itali).
Përse nuk zgjodhe të marrësh pjesë në edicionin shqiptar të "The Voice"?
Doja, por përderisa kisha fituar TopFest, një festival të muzikës moderne, nuk ishte e mundshme, sepse në vendin tim isha e njohur. Ishte merita e disa miqëve të mi në Formia që ia dola mbanë të vija në "The Voice of Italy". Më kishin shikuar në një festival në Rumani, aty lindi një miqësi dhe më shtynë të provoja. Më dhanë të gjithë mbështetjen dhe ndihmën, për të cilën kisha nevojë. Pa ata nuk do t'ia kisha dalë kurrë. Në të kaluarën kisha provuar të merrja pjesë edhe te "Amici", por më eliminuan direkt. Megjithatë nuk dua të fajësoj askënd. Ndoshta, kënga me të cilën u prezantova atëherë nuk ishte në lartësinë e duhur.
Në finale ishe e vetmja që paraqite një këngë të re në anglisht. Pse?
Vetëm sepse nuk patëm kohë për të gjetur një teks italian për këngën e kompozuar nga maestro Cocciante. Por jemi duke punuar për këtë dhe në disk do të ketë një version në italisht.
Gjatë spektaklit, trajneri yt është shprehur se mund të këndosh nga të gjitha llojet, por vetë ti ku ndihesh më mirë?
Kam një dobësi për Beyonce, por më pëlqen e gjithë muzika e bukur. Nuk bëj përjashtime.
Pak kohë më parë ishe shprehur se "Margherita' është kënga më e bukur e historisë. Si u ndjeve që e këndove me Coccianten?
E papërshkrueshme! Në Shqipëri jemi rritur me këtë këngë. Të gjithë e njohin dhe ngjitja në skenë duke e kënduar me Coccianten, ishte një çmenduri. Ishte momenti më i bukur i asaj nate. Kushedi sa herë e kisha shikuar duke e kënduar në TV, apo në Youtube! Isha vërtet e nderuar që e bëra përkrah tij të gjithë këtë rrugëtim në "The Voice". Më ka bërë të kuptoj shumë gjëra të muzikës dhe sesa e rëndësishme është të arrish të transmetosh gjithmonë emocionet te publiku. Me të vërtetë ndjehem e nderuar që pata një trajner të nivelit të tij.
Në të vërtetë, kur e kuptove se kishe fituar?
Përse, vërtet kam fituar?!..Bëj shaka, por më besoni: vetëm kur Fabio tha E...kuptova se bëhej fjalë për mua dhe nisa të qaj! Ende s'e kam marrë veten nga kjo ëndër që përjetova.