Florije Peçi, studentja që i mbijetoi aksidentit tragjik të majit 2012 në Himarë, ka lindur vajzën e saj në maternitetin e Tiranës. | ||||||
| ||||||
Prokuroria do të bëjë analizën e ADN-së së fëmijës për të dalë në përfundimin se kush mund ta ketë kryer abuzimin. Studentja Peçi, nga rrethi i Librazhdit, u dërgua për mjekim më të specializuar në Austri, por kur u kthye në Shqipëri kishte mbetur shtatzënë. Abuzimi ndaj saj mendohet të jetë bërë në muajin shtator të vitit të shkuar, kur ende ishte në spitalin austriak. 22-vjeçarja Peçi ishte për një kohë disa-javore në koma. |