Friday, June 7, 2013

Anaidi: Ja pse e lashë Joanën

Ai deklaroi në një transmetim të drejtpërdrejtë ndarjen nga vajza me të cilën kishte krijuar një lidhje prej dy muajsh. Arsyeja kryesore e vendimit të tij janë deklaratat e Joanës, lidhur me ish-të dashurin, Janin.

Burimi:

vipat.info


“Mora vesh deklaratat e forta që Joana kishte bërë. Ishin të papranueshme për mua. Për shembull deklarata e Joanës ‘kur të martohem unë me Anaidin, ai që do na shoqërojë në altar do jetë Jani’. Domethënë sipas Joanës “mora burrin, po kam dhe dashnorin me vete që më shoqëron”. Këto e të tjera janë arsyeja që unë u largova nga kjo marrëdhënie”, rrëfen Anaidi .
 Ai po ashtu na tregoi se midis tyre asnjëherë nuk ka pasur ndjenjë të vërtetë. “Nuk ka qenë ndjenjë. Ka qenë më shumë pasion. Edhe pasioni është një formë e të ndjerit, por jo nga ato të tipit romantik e me zemër. Ishte një rrugë e përbashkët që të dy e dinim mirë se deri ku shkonte. Nuk e kam përdorur, e as më ka përdorur. Marrëdhënia jonë ishte pasion dhe në hapat e parë të krijimit të diçkaje.
Njerëzit nuk kanë pse habiten aspak, sepse unë kurrë nuk kam deklaruar që e dashuroj”, rrëfen fituesi i “Big Brother”. Anaidi ka përjashtuar çdo mundësi ribashkimi me Joanën. Ai po shijon ditët si fitues me familjarët e shoqërinë e tij dhe duket vërtetë i kënaqur nga kjo eksperiencë.