Sunday, May 26, 2013

Rikja, Ja e vërtetat e origjinës time

Ne emisionin e “Fan Club” ne Top-Channel, sot para dite ishte e ftuar edhe Rike Roci, ish banorja simpatike e edicionit te gjashte te Big Brother-it shqiptar.

Burimi:

ikub.al

Gjate intervistës me moderatoren Albana Osmani, dhe gazetarin Olsi Curri, pyetja, e cila me shume gjasa ngjallte shume interes, veçanërisht pas deklaratës se një tjetër ish banori, Torosit, sigurisht ishte ajo qe kishte te bënte me origjinën e Rikes.
Ashtu siç tashme është bere e ditur, Torosi kish deklaruar se Rike është një anëtare e komunitetit rom ne qytetin e Durrësit.
Dhe pa komplekse qe lidhen me sensibilitetin e çështjes, Arbana e pyeti për vërtetësinë e këtij pohimi, dhe po pa komplekse, ishte edhe përgjigja e Rikes, e cila, pa paragjykuar rendësine  origjinës, deklaroi se ajo nuk i takonte këtij komuniteti, dhe se Torosi, do te ish me mire qe përpara se te deklaronte te tilla pohime, do te duhej te informohej me mire.