Britanikja online Express sjell disa fakte që britanikët duhet të dinë rreth Shqipërisë. | ||||||
| ||||||
E çuditshme në këto 10 pika është se nuk përmendet as diktatura, as heroi ynë kombëtar Skënderbeu, por fakte tepër sipërfaqësore.
1. Shqiptarët nuk e quajnë shtetin e tyre Albania, por kur flasin për vendin e tyre shprehen “Squiperia” ose Republika e Shqipërisë me terma më të gjatë. 2. Nënë Tereza (Anjëze Gonxhe Bojaxhiu) njihet si i vetmi personalitet shqiptar që ka fituar çmimin Nobel. 3. Aeroporti më i madh në vend quhet “Nënë Tereza”, emër që iu vendos në vitin 2001. 4. Personalitet me origjinë shqiptare që ka fituar Nobel është Ferid Murad nga SHBA që ka fituar në vitin 1998, çmimin për Mjekësinë. Ferid kishte babain nga Shqipëria. 5. John Belushi, ylli i Hollivud gjithashtu e kishte babain nga Shqipëria. 6. Albania, Armenia dhe Vatikani janë të vetmit shtete në Europë ku nuk ka hamburger McDonald. 7. Në vitin 1995, shoferët e qytetit të Shkodrës refuzuan pagesën e një takse të për ndriçimin në trafik sepse qytetit të tyre i mungonte energjia elektrike. 8. Shqiptarët tundin kokën lart-poshtë për të kuptuar fjalën “Jo” dhe për të thënë “Po” e tundin nga e majta në të djathtë e anasjelltas. 9. Shqipëria nuk ka fituar kurrë një medalje në lojërat Olimpike. 10. Mbreti Zog që mbretëroi nga viti 1928-39 ishte i vetmi lider që iu përgjigj me zjarr atentatit ndaj tij. |