Ekspertët theksojnë se shumë çifte nuk bëjnë më seks pasi bëhen prindër dhe kjo gjë çon në shkatërrimin e lidhjes. Një studim britanik i kryer nga OnePlusOne doli në përfundimin se 2/3 e çifteve “mbyten” nga roli i prindit dhe neglizhojnë njëri-tjetrin nga ana romantike.
40% e nënave të reja kanë shprehur frikën se nuk janë më tërheqëse për partnerin, ndërsa 30% e meshkujve vërenin se partnerja nuk donte më të bënte dashuri.
Studimi tregoi se 25% e rasteve të vëzhguara janë ndarë nga partneri ose partnerja me të cilin/cilën kanë pasur fëmijën e parë dhe janë ndarë para se fëmija të mbushte 3 vjeç.
/ Top Channel