Adrian Mutu, ish – futbollist i Fiorentinës dhe Chelsea, dëshiron të birësojë të porsalindurin “fëmijën e mrekullisë” që u shpëtua ditën e martë në Kinë, pasi kishte përfunduar në tubat e shkarkimit të banjës. | ||||||
| ||||||
Sulmuesi rumun, i cili tashmë është me Ajaccio, ka treguar për këtë dëshirë në një televizion rumun dhe lajmi ka bërë shumë bujë në mediat britanike.
Mutu, i cili ka tre fëmijë, ka thënë se ka mbështetjen e plotë të bashkëshortes së tij Consuelo dhe të dy shpresojnë që të mund të gjejnë një marrëveshje ligjore me autoritetet kineze dhe nënën e fëmijës. |