Bojana Danilovic, nje 28-vjeçare serbe, vuan nga një sëmundje e rralle mjekësore. Me sa duket i sheh te gjitha objektet ne te kundërt. Behet fjale për një forme te rralle te sindromes nga orientimi hapësinor. | ||||||
| ||||||
Ne praktike, ka një perceptim te hapësirës praktikisht te përmbysur ne krahasim me normalen. Ne veçanti, kur shkruan dhe lexon, fillon nga e djathta poshtë, ne vend qe te filloje nga e majta lart.
Për te lexuar një reviste, duhet ta ktheje përmbys. Ne realitet duket sikur e gjithe jeta e saj është jetuar ne te kundërt, kur zvarritej e vogël, e fillonte ne te kundërt dhe e njëjta gjë kur filloi te ecte. Kur përdor kompjuterin, është e detyruar te përmbysë ekranin dhe te ktheje tastierën. Megjithatë ajo jeton një jete normale dhe i vetmi disavantazh sipas saj, ehte se nuk merr dot patente. |